Informohu siç duhet

‘Ua mori çmimin pa qenë fare’/ Thumboi Rozana Radin pas fitores? Reagon për herë të parë Arilena Ara

 Pirro Çako dhe Arilena Ara janë tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” pak para natës Finale.

Ardit Gjebrea konfirmoi se dyshja u tërhoq për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros, i cili ishte ftohur e për rrjedhojë e kishte të pamundur të këndonte.

Por pas fitores së Rozana Radit, u duk se Arilena Ara ironizoi fituesen. Arilena ripostoi një status të një prej bashkëpunëtorëve të saj, ku shkruhej: “Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente”. 

Ky mesazh ka ngjallur interpretime të ndryshme, duke lënë të kuptohet se arsyet e bojkotit mund të jenë të tjera, ndoshta të lidhura me mosmarrëveshje ose dyshime për parregullsi në procesin e vlerësimit.

Arilena postoi mbrëmjen e të hënës një mesazh duke falenderuar Pirro Çakon dhe publikun.

POSTIMI

Përjetësisht “Zero Gradë”.

Përjetësisht falënderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.

Përjetësisht mirënjohëse JU!

Zbulohet arsyeja/ Pse Arilena Ara dhe Pirro Çako hoqën dorë nga gara e “Këngës Magjike”

Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët!

Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështjetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.

Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.

Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju!

‘Ua mori çmimin pa qenë fare’/ Arilena Ara thumbon Rozana Radin pasi u tërhoq nga “Kënga Magjike”?

Exit mobile version