Pirro Çako dhe Arilena Ara janë tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” pak para natës Finale.
Ardit Gjebrea konfirmoi se dyshja u tërhoq për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros, i cili ishte ftohur e për rrjedhojë e kishte të pamundur të këndonte.
Por pas fitores së Rozana Radit, u duk se Arilena Ara ironizoi fituesen. Arilena ripostoi një status të një prej bashkëpunëtorëve të saj, ku shkruhej: “Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente”.
Ky mesazh ka ngjallur interpretime të ndryshme, duke lënë të kuptohet se arsyet e bojkotit mund të jenë të tjera, ndoshta të lidhura me mosmarrëveshje ose dyshime për parregullsi në procesin e vlerësimit.
Arilena postoi mbrëmjen e të hënës një mesazh duke falenderuar Pirro Çakon dhe publikun.
POSTIMI
Përjetësisht “Zero Gradë”.
Përjetësisht falënderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.
Përjetësisht mirënjohëse JU!
Zbulohet arsyeja/ Pse Arilena Ara dhe Pirro Çako hoqën dorë nga gara e “Këngës Magjike”
Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët!
Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështjetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.
Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.
Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju!
‘Ua mori çmimin pa qenë fare’/ Arilena Ara thumbon Rozana Radin pasi u tërhoq nga “Kënga Magjike”?



