Një lajm i papritur gumëzhiu ditën e sotme nëpër rrjet, ku flitet se Arilena Ara dhe Pirro Çako do të ndërpresin rrugëtimin e tyre nga “Kënga Magjike”.
Burime ekskluzive nga “Kënga Magjike 2024” kanë zbuluar për Iconstyle se dy nga artistët më të preferuar do të tërhiqen nga gara gjatë natës së sotme, teksa është edhe finalja e madhe.
Dy artistët, të njohur për këngën që ka fituar zemrat e publikut “Zero gradë”, ishin ndër konkurrentë më të fortë për çmimet kryesore të këtij edicioni.
Akoma nuk janë zbuluar arsyet e këtij vendimi të papritur, por aludimet janë se fituesi është i përcaktuar, ashtu siç është përfolur edhe vitet e tjera.
Ndërkohë që as Arilena dhe as Pirro nuk kanë bërë asnjë koment publik deri në këto momente.


