MEMALIAJ– Personi në foto është 30-vjeçari Endri Goxhaj, i cili mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së martës më 21 Prill, në qytetin e Memaliajt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50, ku sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti, shtetasi Donald Nelaj, 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Goxhajt, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Të shtënat kanë ndodhur pranë qendrës së Memaliajt, përpara një lokali në pronësi të një shtetasi me iniciale S.K. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi me iniciale D. N., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e plagosjes së tij janë ende të paqarta./Radar.al


