Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura

    Këmbimi valutor 22 Prill 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kthyen banesën me qira në një “bazë” dr*ge, arrestohen 2 të rinj, në kërkim bashkëpunëtori

    April 22, 2026

    SHKODËR– Të paktën dy të rinj janë arrestuar nga policia në Shkodër në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër, i akuzuar si bashkëpunëtor i tyre. Të dy personat, përkatësisht 18 dhe 20-vjeç, kishin marrë një ambient me qira në të cilin fshihnin lëndë narkotike dhe e përgatisin për shitje.

     Ata u kapën në flagrancë në lagjen “Manush Alimani”, me doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Sipas policisë, ata ua shisnin lëndën narkotike kryesisht moshave të reja.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Shkodër/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    Zbulohet një ambient i marrë me qira,ku shërbente për të fshehur lëndën narkotike dhe për përgatiteje për shitje.

    Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

    Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

    Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 1 armë e ftohtë, 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Target Group”.

    Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi L. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.

    Ky shtetas kishte marrë me qira një ambient në lagjen “Manush Alimani”, ku, bashkë me dy shtetasit e arrestuar, fshihnin lëndën narkotike dhe e përgatitnin në doza për shitje.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e madhe dozash të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qindra qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

    Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore./Radar.al

    arrestohen 2 të rinj shkoder
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura

    April 22, 2026

    Këmbimi valutor 22 Prill 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 22, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    April 22, 2026

    Bllokimi i internetit ua vështirëson jetën edhe më shumë iranianëve në kohë lufte

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.