Fshati Hoshtimë i Vlorës ndodhet nën terrorin e flakëve, të cilat kanë djegur totalisht varrezat e zonës, është përhapur në ullishte, si dhe rrezikon seriozisht banesat aty pranë.
Një banor i fshatit rrëfen se dëmi është kolosal, ndërkohe që zjarri ende është aktiv.
“U thaftë ajo dorë që ka vënë zjarr dhe dëm I madh na u bë. Të gjitha pyjet u shuan. Po rrezikohen shtëpitë… e të gjitha, ullinjtë po digjen. Varrezat e dogjën, me selvi, e me të gjitha. Është bërë dëm i madh.”


