Roza Lati nuk do vijë këtë sezon me një emision bashkë me nënën e saj, aktoren Rita Latin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në ‘instastory’, ku hedh poshtë aludimet që nisën prej disa kohësh.
“Jeni shumë negativë, tendenciozë. Lat nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë. Mendoj efektin surprizë që do të keni në vazhdim”- ka shkruar Roza, krahas lajmit që pa ditën e sotme në portale.



