Supermodelja dhe ylli I futbollit, Ronaldo, u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku Georgina punonte si shitëse.
Tashmë ata të dy janë çift prej shtatë vitesh. Por kohët e fundit është mësuar se me styre ka një marrëveshje kontraktuale që rregullon bashkëjetesën e tyre.
Për të qenë sa më konkret, nëse dashuria e tyre dështon, Ronaldo do të duhej të transferonte një shumë të përjetshme prej gati 100 mijë euro në muaj te Rodrigez.
Ajo do të bëhej edhe pronare e vilës së Ronaldos në Madrid.
Prona prej 950 metrash katrorë ndodhet në një parcelë prej 4000 metrash katrorë, Ronaldo e bleu pronën në vitin 2010 për 5 milionë euro. Klauzolat e dashurisë thuhet se janë vendosur menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Alana Martina.
Së bashku ata kanë dy fëmijë. Ronaldo ka gjithashtu djalin Kristiano Xhunior (nënë e panjohur për publikun) dhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate. Një gjë është e qartë: pasuria e Ronaldos vlerësohet në rreth 650 milionë euro. Në klubin e tij aktual Al-Nasr në Arabinë Saudite, ai thuhet se mbledh rreth 200 milionë euro në vit, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në botë./ TV GUIA


