Policia e Korçës bën me dije se R. Gj., 19 vjeç, banues në Maliq gjatë një kontrolli fizik i është gjetur lëndë narkotike.
19-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë në Korçë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për Hetimin e Narkotikve referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në fshatin Drithas, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.