Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    U gjet i i pajetë në shtëpinë e tij/ Doktori që e quante Matthew Perryn ‘idiot’, pranon fajin

    July 24, 2025

    Doktori Salvador Plasencia, një nga personat kyç në hetimin mbi vdekjen tragjike të aktorit Matthew Perry, është deklaruar fajtor për shpërndarje të paligjshme të ketaminës, një substancë e fuqishme narkotike.

    Plasencia, i cili nuk është identifikuar si personi që i dha aktorit dozën vdekjeprurëse, u vetëdeklarua fajtor në një gjykatë të Los Angeles për katër akuza të rënda dhe tani rrezikon deri në 10 vjet burg. Ai ka pranuar gjithashtu të dorëzojë përfundimisht licencën e tij mjekësore.

    Sipas aktakuzës, mjeku kishte furnizuar Perryn dhe asistentin e tij me të paktën 20 shishe ketaminë, shiringa dhe tableta për thithje brenda një periudhe dyjavore, jashtë çdo protokolli mjekësor. Dërgesat bëheshin në ambiente të pazakonta, madje edhe në parkingje, duke shkelur hapur çdo normë profesionale dhe ligjore.

    Në një prej komunikimeve me mjekë të tjerë, Plasencia e kishte quajtur Perryn “idiot” dhe përmendte pagesa marramendëse deri në 12 mijë dollarë për vizita në shtëpi, duke zbuluar një realitet tronditës të abuzimit me profesionin dhe me pacientë në gjendje të brishtë.

    Hetimet kanë nxjerrë në dritë një rrjet të gjerë personash të përfshirë në furnizimin me ketaminë të aktorit të njohur për betejën e tij të gjatë me varësinë. Asistenti personal i Perry, Kenneth Iwamasa, ka pranuar se i dorëzoi aktorit substancën ditën kur ai ndërroi jetë. Po ashtu, Eric Fleming pranoi se kishte shpërndarë dozën fatale që kishte marrë nga Jasveen Sangha – e njohur në media si “Mbretëresha e ketaminës”.

    Sangha është e vetmja nga të akuzuarit që nuk ka pranuar fajin dhe do të përballet me një proces gjyqësor më vonë gjatë vitit.

    Matthew Perry u gjet i pajetë më 28 tetor 2023 në shtëpinë e tij në Los Angeles. Autopsia konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e efekteve të ketaminës, duke rikthyer vëmendjen mbi mungesën e kontrollit në përdorimin e substancave narkotike në sistemin shëndetësor amerikan.

    aktori ketamine Matthew Perry mjeku Salvador Plasencia vdekja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.