KURBIN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët e zjarrit në oborrin e banesës.
Bëhet me dije se viktima Demer Haxhiu 78 vjeç ka qenë duke djegur mbeturina në bahçen e tij. Befas flakët e zjarrit morën përmasa më të mëdha dhe përfshinë edhe vetë të moshuarin.


