LEZHË– Paraditen e kësaj të hëne ka ndodhur një sherr i dhunshëm në Lezhë ku është rrahuar Nikolin Marku.
Ai akuzon vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, se ka dhënë urdhrin që atë ta dhunojnë.
Bëhet me dije se kanë qenë 5 persona që janë futur në lokal të maskuar. Bazuar në atë që deklaron Marku, mes 5 personave të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë. Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij.
Gjithashtu Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar./Radar.al


