KOSOVË– Futbollisti i njohur i Kombëtares, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij Vesa Vllasaliu, pak ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë.
Ka qenë vetë Daku ai i cili zbuloi që është bërë baba i një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Miresa.
Deri më tani çifti nuk e ka zbuluar portretin e vajzës së tyre, por Vesa nuk ka lënë pa ndarë me ndjekësit e saj momente të ëmbla të së bijës me babain.

Ajo ka publikuar në “Instastory” një videot të Dakut teksa ai mban në krahë të bijën duke e përkundur dhe përkëdhelur./Radar.al



