DURRËS– Të mërkurën e 27 Gushtit “blutë” e Durrësit zhvilluan një operacion, ku vendosën në pranga dy persona, njëri prej të cilëve është edhe Aldi Mustafi, 39 vjeç person me rrezikshmëri të lartë.
Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj.
Aldi Mustafi, i konsideruar edhe si mik i Aleksander Lahos “Rrumi i Shijakut” eshte arrestuar edhe me pare nga policia.
Në 3 Prill të 2023, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e tij. Mustafi doli i pa lënduar nga shpërthimi, ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Policia ne ate kohe shpërndau edhe videon e shpërthimit të mjetit.
Aldi Mustafa, është arrestuar më 30 gusht të vitit 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një tjetër vrasje.
Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Radar.al


