Gazetari amerikan Evan Gershkovich u dënua nga një gjykatë ruse me 16 vjet burg për spiunazh.
Prokurorët akuzuan Gershkovich, se sipas udhëzimeve të CIA kishte mbledhur informacione sekrete në lidhje me një fabrikë që prodhon tanke në rajonin e Sverdlovsk.
Kjo shënon dënimin e parë të një gazetari amerikan për spiunazh në Rusi që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë më shumë se 30 vjet më parë.
Gjyqi filloi muajin e kaluar dhe procedurat e dy ditëve të fundit ishin caktuar për në muajin gusht.
Por papritur, seanca u shty dhe zyrtarët e gjykatës njoftuan se vendimi do të vinte të premten.
Gazetari i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Por sipas analistëve, mund të ndodhë një esktradim të burgosurish mes SHBA-së dhe Rusisë.


