Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Mendova se ishte një imazh…”/ Politikani estonez bëhet viral për modelin unik të flokëve

    Operacioni antidrogë në Tiranë/ 15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

    U v*a nga Donald Nelaj në Memaliaj, ky është 30-vjeçari Endri Goxhaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin

    April 22, 2026

    Pak para përfundimit të armëpushimit, presidenti amerikan Trump i dha Iranit më shumë kohë për një zgjidhje përmes negociatave dhe e zgjati në mënyrë të papritur armëpushimin.

    Donald Trumpi bëri të ditur në platformën e tij Truth Social, se me kërkesë të Pakistanit ai nuk do të japë urdhër për sulme derisa udhëheqja iraniane të paraqesë një propozim dhe bisedimet të përfundojnë.

    Pa kërcënime dhe pa fyerje

    Në postimin e tij Trumpi përdori një ton dukshëm më të butë: pa kërcënime të reja, pa fyerje. Ndërkohë që vetëm një ditë më parë kishte paralajmëruar se ushtria ishte gati për veprim nëse nuk do të arrihej një marrëveshje. “Nuk kemi shumë kohë,” tha Trump për kanalin CNBC. “Unë supozoj se do të bombardojmë, pasi kjo është një pikënisje më e favorshme.” Sipas tij, ushtria mezi pret të ndërhyjë.

    Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit vazhdon

    Megjithatë në një nga pengesat kryesore për bisedimet nga këndvështrimi iranian, Trump nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të vazhdojë bllokimine ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë botërore, për anijet që vijnë nga portet iraniane ose që janë në drejtim të tyre.

    Pakistani falënderon Trumpin

    Kryeministri i Pakistanit, Sharif, e falënderoi Trumpin për zgjatjen e armëpushimit dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë bisedimet. “Shpresoj sinqerisht që të dyja palët ta respektojnë armëpushimin dhe, gjatë raundit të dytë të bisedimeve të planifikuara në Islamabad, të arrijnë një marrëveshje të plotë paqeje për një përfundim të qëndrueshëm të konfliktit,” deklaroi ai në platformën online X./DW

    iran Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Mendova se ishte një imazh…”/ Politikani estonez bëhet viral për modelin unik të flokëve

    April 22, 2026

    Operacioni antidrogë në Tiranë/ 15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

    April 22, 2026

    U v*a nga Donald Nelaj në Memaliaj, ky është 30-vjeçari Endri Goxhaj

    April 22, 2026

    Raporti i HIV 2025/ Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.