Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA trajnon ekspertë të rinj për poligrafin, Shqipëria forcon kapacitetet në luftën kundër krimit ndërkombëtar

    400 mijë paundët dyshohet se u bënë shkak i konfliktit fatal, paratë në qendër të tragjedisë me tre viktima në Roskovec

    Operacioni “Siguria”/ Sekuestrohen armë, municion dhe dro*ë në Shkodër, arrestohen 3 persona

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump vendos tarifa doganore deri në 12.5% për 60 partnerë tregtarë, mes tyre edhe BE: Duam sqarime

    July 24, 2026
    Trump vendos tarifa doganore deri në 12.5% për 60 partnerë tregtarë, mes tyre edhe BE: Duam sqarime

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja doganore ndaj 60 partnerëve të tyre tregtarë, duke i akuzuar se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të bllokuar importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar.

    Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi se tarifat doganore, që variojnë nga 10% deri në 12.5%,  kanë hyrë në fuqi mbrëmjen e 24 korrikut dhe prekin Bashkimin Evropian, Kinnën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Japoninë dhe Indinë.

    Sipas Uashingtonit, vendet që kanë zbatuar ndalimet ndaj produkteve të prodhuara me punë të detyruar do t’i nënshtrohen një tarife doganore 10%, ndërsa pjesa tjetër do të paguajë 12.5%. Masat mbështeten në Seksionin 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974. Ky është hapi më i fundit në luftën tregtare të administratës Trump, e cila vazhdon politikën tarifore edhe pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzoi një pjesë të masave të mëparshme.

    Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian , Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, iu përgjigj ashpër vendosjes së tarifave të reja dognore.

    “Kjo nuk mund të thuhet për Bashkimin Evropian. Nëse krahasoni ligjet tona të punës me ato të Shteteve të Bashkuara, ne kemi leje të paguar dhe kushte shumë të mira pune për punonjësit tanë. Pra, ky justifikim është plotësisht i pabazuar”, tha Kallas.

    Kallas shtoi se Brukseli do të kërkojë sqarime nga Uashingtoni, duke theksuar se BE ka përmbushur angazhimet e tij sipas marrëveshjes transatlantike tregtare të arritur vitin e kaluar.

    “Ne patëm një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe kemi përmbushur pjesën tonë të marrëveshjes”, tha ajo. “Kjo është arsyeja pse është një surprizë negative të shohësh që ajo marrëveshje nuk po respektohet”.

    Ndërkohë, qeveria braziliane ka hedhur poshtë tarifat e reja doganore duke e quajtur vendimin e Uashingtonit “krejtësisht arbitrar dhe të pajustifikuar”. Në një deklaratë zyrtare, qeveria e Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara (USTR), “në mungesë të një baze ligjore të brendshme për të mbështetur politikën e saj tregtare proteksioniste, ka zgjedhur të manipulojë një çështje kritike për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e punëtorëve në mbarë botën”.

    Australia reagoi gjithashtu duke i cilësuar të pajustifikuara.

    “Këto tarifa janë të pajustifikuara, në kundërshtim me marrëveshjen tonë të tregtisë së lirë dhe duhet të hiqen”, deklaroi Ministri Australian i Tregtisë Don Farrell.

    donald trump vendos tarifa doganore deri në 12.5% për 60 partnerë tregtarë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA trajnon ekspertë të rinj për poligrafin, Shqipëria forcon kapacitetet në luftën kundër krimit ndërkombëtar

    July 25, 2026

    400 mijë paundët dyshohet se u bënë shkak i konfliktit fatal, paratë në qendër të tragjedisë me tre viktima në Roskovec

    July 25, 2026

    Operacioni “Siguria”/ Sekuestrohen armë, municion dhe dro*ë në Shkodër, arrestohen 3 persona

    July 25, 2026

    Konflikti në Durrës ku u përfshi i kërkuari nga SPAK, AMP sekuestron armën e efektivit të policisë

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.