Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar tonin sa i përket politikës ndaj Iranit. Në një prononcim të fundit për mediat, ai deklaroi se nuk mbështet më ndryshimin e regjimit në Teheran, duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë do të sillte vetëm destabilitet.
“Nuk dua ndryshim regjimi në Iran. Ndryshimi i regjimeve sjell kaos,” u shpreh Trump, duke kontrastuar qartazi me deklaratën e tij të së dielës, kur kishte sugjeruar të kundërtën: “Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ndryshojë?”
Komentet vijnë ndërsa Trump ndodhet në udhëtim për të marrë pjesë në një samit dy-ditor të NATO-s, ku pritet të diskutohet edhe situata në Lindjen e Mesme.


