Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

    June 9, 2025
    Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

    Pas një bisede telefonike mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe homologut të tij kinez Xi, pritet një lëvizje në mosmarrëveshjen tregtare mes dy vendeve. Trump njoftoi për bisedime mes delegacioneve të të dy vendeve.

    Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër për të zhvilluar bisedime të mëtejshme tregtare. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Scott Bessent, ministri i Tregtisë Howard Lutnick dhe i ngarkuari për Tregtinë Jamieson Greer, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Presidenti i SHBA-së u shpreh me optimizëm: “takimi pritet të shkojë shumë mirë”.

    Telefonatë me Xi Jinping

    Trump ra dakord për raundin e ri të bisedimeve në një telefonatë që zhvilloi të enjten (05.06.) me Presidentin kinez Xi Jinping. Sipas Presidentit Trump bisedimet kanë për qëllim të diskutojnë detajet e njëmarrëveshjeje tregtare të arritur në maj midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

    Pas telefonatës midis dy presidentëve Kina u shpreh shumë më e rezervuar dhe i kërkoi SHBA-së t’u përmbahet kushteve dhe rregullave të ndërsjella të përfshira në marrëveshje. Pekini deklaroi se pala kineze e ka zbatuar marrëveshjen me seriozitet dhe ndërgjegje.

    Përpjekje për shtensionim

    Trumpi po ndjek që nga marrja e detyrës një kurs të ashpër në politikën tregtare ndaj Kinës. Për një moment republikani madje i rriti tarifat doganore ndëshkuese ndaj importeve kineze në SHBA deri në shifrën marramendëse prej 145 përqindësh, të cilave Pekini iu përgjigj me kundër-tarifa. Në mesin e muajit maj të dyja palët ranë dakord në një takim në Zvicër që të ndalonin spiralen e përshkallëzimit dhe ranë dakord, të paktën përkohësisht, për një ulje të ndërsjellë të tarifave doganore ndëshkuese./DW

    “Lumbardhi më ka ngacmuar”/ Përplasja në studio, Kader largohet pas deklaratës së Xhenetës

    Kine tarifat doganore Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.