Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

    September 8, 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se një marrëveshje për Rripin e Gazës mund të arrihet së shpejti për ta siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që po mbahen nga Hamasi-grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

    Paraprakisht, Trumpi tha se po e paralajmëronte “për herë të fundit” Hamasin që t’i pranojë kushtet e marrëveshjes.

    Duke folur për gazetarë pasi mbërriti në Uashingtonin të dielën mbrëma pas një udhëtimi të shkurtër në Nju Jork, Trump tha se e kishte diskutuar marrëveshjen në avion.

    “Ne po punojmë për një zgjidhje që mund të jetë shumë e mirë”, tha ai.

    Ai nuk pranoi të jepte më shumë hollësi, por shtoi se “do të dëgjoni për të shumë shpejt”.

    “Po përpiqemi ta përfundojmë këtë, t’i kthejmë pengjet”, theksoi ai.

    Më herët të dielën, ai e paralajmëroi Hamasin që t’i pranonte kushtet e marrëveshjes, pa dhënë ndonjë shpjegim.

    “Izraelitët i kanë pranuar kushtet e mia. Është koha që Hamasi t’i pranojë gjithashtu”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

    “E kam paralajmëruar Hamasin për pasojat e mospranimit. Ky është paralajmërimi im i fundit, nuk do të ketë një tjetër!”

    Hamasi tha më vonë se i kishte pranuar disa ide nga pala amerikane përmes ndërmjetësve, për ta arritur një marrëveshje armëpushimi në Gazë, dhe se po shtjellonte mënyrat për t’i zhvilluar ato ide.

    As Hamasi nuk dha hollësi për marrëveshjen e mundshme.

    Në deklaratën e tij, Hamasi përsëriti gjithashtu gatishmërinë për bisedime për lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim që “lufta të shpallet shumë qartë e përfunduar” dhe që forcat izraelite të tërhiqen plotësisht nga toka palestineze.

    Trump u tha gazetarëve se mendon se të gjitha pengjet do të kthehen.

    “Mendoj se do t’i marrim të gjithë”, tha ai.

    Ai theksoi se disa mund të kenë vdekur tashmë, por se synimi është kthimi i trupave të tyre.

    Të shtunën, N12 News e Izraelit raportoi se Trumpi ia ka paraqitur një propozim të ri për armëpushim Hamasit.

    Sipas marrëveshjes, Hamasi do t’i lironte të gjithë 48 pengjet e mbetura në ditën e parë të armëpushimit në këmbim të mijëra të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite dhe do të negocionte përfundimin e luftës gjatë një armëpushimi në enklavë, raportoi N12.

    Një zyrtar izraelit tha se Izraeli po e “shqyrton seriozisht” propozimin e Trumpit, por nuk dha më shumë hollësi.

    Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe mori rreth 250 pengje, sipas shifrave izraelite.

    Prej atëherë, më shumë se 64.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës së Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila është pjesë e qeverisjes së Hamasit dhe e përbërë nga profesionistë mjekësorë./REL

    Bashkimi Evropian donald trump Gaza Hamasi Nju Jork
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    June 17, 2026

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    June 17, 2026

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.