Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Trump propozon doganë 200% për verën franceze

    January 20, 2026
    Trump propozon doganë 200% për verën franceze
    Trump-i tha se Macroni mund të ndryshojë mendje nëse vendosen tarifa mbi verën franceze

    Donald Trump ka paralajmëruar për vendosjen e tarifave të larta mbi verën dhe shampanjën franceze, ndërsa po ushtron presion ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”.

    Presidenti amerikan Donald Trump  ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë 200% për verërat dhe shampanjat franceze, pas lajmit se presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar t’i bashkohet iniciativës së tij për krijimin e “Bordi të Paqes”.

    Trumpi e ka lidhur drejtpërdrejt kërcënimin e tarifave me refuzimin e dukshëm të Macron-it për të marrë pjesë në këtë organ, të cilin presidenti amerikan e ka paraqitur si forum për zgjidhjen e konflikteve globale.

    Sipas planit, anëtarët për një kohë të gjatë duhet të kontribuojnë secili me 1 miliard dollarë (rreth 857.170.000 euro) në një fond të mbikqyrur nga Trump si kryetar.

    Çfarë ka thënë Trump-i për tarifat doganore të verës?

    Kur u pyet për vendimin e Macronit për të mos iu bashkuar bordit, Trump e kundërshtoi qëndrimin e presidentit francez.

    “Kështu ka thënë? Epo, askush nuk e do, sepse ai do të largohet nga detyra shumë shpejt,” tha Trumpi.

    “Do të vendos një tarifë 200% për verërat dhe shampanjat e tij, dhe ai do t’i bashkohet, por nuk është i detyruar,” shtoi Trumpi.

    Një burim i afërt me Macron-in i tha agjencisë së lajmeve AFP të hënënse Franca “nuk ka ndërmend të përgjigjet pozitivisht” ndaj ftesës. AFP gjithashtu citoi të martën një burim të afërt me presidentin francez, i cili tha se kërcënimi me tarifa “për të ndikuar politikën tonë të jashtme” ishte “i papranueshëm dhe joefikas”.

    Deri tani, rreth 60 udhëheqës shtetesh janë ftuar të bashkohen.

    Cili është plani i Bordit të Paqes?

    Trump-i e propozoi për herë të parë krijimin e Bordit të Paqes në shtatorin e kaluar, kur paraqiti planet për të përfunduar luftën në Gaza. Ftesat e dërguara udhëheqësve botërorë javën e kaluar përshkruanin një mandat më të gjerë për të trajtuar konfliktet në mbarë botën.

    Sipas një projekt-statuti të parë nga Reuters, administrata amerikane ka kërkuar nga anëtarët e mundshëm të kontribuojnë me 1 miliard dollarë nëse duan që anëtarësia e tyre të zgjasë më shumë se tre vjet.

    Qeveri të tjera kanë reaguar me kujdes ndaj propozimit, ndërsa diplomatët paralajmërojnë se iniciativa mund të dobësojë rolin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e konflikteve.

    Trump gjithashtu tha të hënën se kishte ftuar Vladimir Putinin të bashkohej me bordin, duke shtuar se lideri rus tashmë kishte marrë një ftesë.

    Ndërkohë, u raportua se Macron-i i kishte dërguar një mesazh privat Trump-it duke ofruar të presë një samit të G7-së në Paris të enjten, ku mund të ftohej të merrte pjesë paralelisht Rusia. Macron gjithashtu propozoi të ftojë Ukrainën, si Danimarkën, si përgjigje ndaj kërcënimit të presidentit amerikan për të vënë nën kontroll Groenlandën./dw

    Trump vera franceze
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.