Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sërish se koha për Iranin po mbaron për të arritur një marrëveshje dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në Truth Social, Trump kujtoi ultimatumin e mëparshëm 10-ditor, duke theksuar se tani kanë mbetur vetëm 48 orë. “A ju kujtohet kur i dhashë Iranit 10 ditë kohë për të bërë një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit? Koha po mbaron – 48 orë para se i gjithë ferri të bjerë mbi ta”, shkroi ai.
Ky është paralajmërimi më i fundit që vjen nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë prej më shumë se pesë javësh dhe situata rreth korridorit strategjik detar mbetet tepër e brishtë.


