Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump-Davos: Jo tarifa ndëshkuese, po shumë pyetje të hapura

    January 22, 2026

    Kthesa e Trumpit në grindjen për Groenlandën ka sjellë lehtësim në BE: Por besimi në marrëdhënien transatlantike është tronditur me themel.

    Shenjat e para, se gjërat mund të mos shkonin aq keq sa kishte kërcënuar Donald Trump për javë të tëra u shfaqën që pasdite në Davos.  Në pjesën e parë të fjalimit të tij, presidenti amerikan as nuk u ndal te pika kryesore e mosmarrëveshjes. Një monolog për më shumë se 20 minuta rreth vetes dhe arritjeve të tij. Situata ekonomike në SHBA ishte fenomenale, tha Trump. E perspektivat për të ardhmen? Edhe më të mira se të tashmet. Evropianët duhej të prisnin gjatë para se të vinte radha e tyre. “A doni të them disa fjalë për Groenlandën tani?”, pyeti Donald Trump audiencën e tij në Davos. Të qeshura me zë të lartë nga elitat e biznesit dhe politikës globale.

    Pastaj Trump përsëriti atë që kishte ndërmend të bënte me Groenlandën.  Vetëm amerikanët mund ta mbronin atë “masë të madhe toke”, këtë “copë akulli”, një “copë të madhe akulli, që vështirë se mund të quhet tokë”, tha Trump. Evropianët në fund të fundit do të përfitonin nga përfshirja amerikane në ishull. Trump tha më vonë se: “do të filloj menjëherë negociatat”. Për të diskutuar përsëri blerjen e Groenlandës. Dhuna nuk do të ishte e nevojshme dhe NATO nuk do të kërcënohej.

    Trump surprizon

    Nga perspektiva evropiane fjala e tij ishte një lehtësim i lehtë i tensioneve, pasi Trump kishte deklaruar më parë se, nëse do të ishte e nevojshme, mund ta merrte Groenlandën me forcë ushtarake. Tiradat për paaftësinë e evropianëve ai i përsëriti, e re ishte ideja e Trump për të negociuar në vend që ta pushtonte Groenlandën ushtarakisht.

    Pak orë më vonë në mbrëmje, Trump ofroi një tjetër surprizë. Në platformën e tij digjitale, TruthSocial, ai njoftoi se po hiqte dorë nga tarifat shtesë të shpallura për tetë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë. Këto tetë vende kishin dërguar trupa në Groenlandë për një mision zbulimi. Në të njëjtin postim, Trump raportoi gjithashtu mbi një kornizë për një marrëveshje të ardhshme në lidhje me Groenlandën dhe të gjithë rajonin Arktik. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rütte konfirmoi informacionin në lidhje me një marrëveshje të mundshme për Groenlandën; ai ishte takuar me Trumpin më parë.

    Klingbeil: Nuk duhet të nxjerrim përfundime të nxituara

    Reagimet pas deklaratave të Donald Trump janë të përziera. Danimarka ndjehet disi e lehtësuar. Ministri i Jashtëm Rasmussen tha, se dita të paktën përfundoi më mirë nga sa filloi. Kurse në Berlin, Ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil (SPD) këshillon që të mos nxitohet në nxjerrjen e përfundimeve. “Pas debateve të ditëve të fundit”, shpjegoi ai në një intervistë me ZDF, “le të presim për disa detaje konkrete”. Se çfarë marrëveshjesh u arritën midis Trump dhe Rutte është ende e paqartë.

    Edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së shohin nevojën për shpjegime. Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa, nuk sheh asnjë arsye për të anuluar samitin e posaçëm të planifikuar për këtë mbrëmje. Përkundrazi, theksoi ai, tema e planifikuar mbetet “gjendja e marrëdhënieve transatlantike”.

    Marrëdhëniet transatlantike janë në krizë. Evropa duhet të riorientohet, ky vlerësim i kthjellët u prezantua më parë nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në Parlamentin Evropian. “Jemi në një udhëkryq”, tha ajo. Ndërsa Evropa preferon dialogun, ajo është gjithashtu e përgatitur të reagojë. “Në këtë botë që bëhet gjithnjë e më pa ligj, Evropa ka nevojë për levat e veta të pushtetit.”

    Samiti i posaçëm në Bruksel

    Se si do të duket ky vetëdijësim evropian do të diskutohet të enjten (22.01.) në samitin e posaçëm në Bruksel. Ndërsa ndryshimi i fundit i qëndrimit të Trump ka sjellë njëfarë lehtësimi, ai nuk e ka rikthyer besimin tek presidenti amerikan./DW

    davos Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.