Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, dëme të shumta materiale

    Rama: Paketa e Maleve synon zhvillimin e pronarëve, jo favorizimin e oligarkëve

    Botërori 2026 pritet t’i sjellë FIFA-s të ardhura rekord prej mbi 13 miliardë dollarësh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Brenda 2-3javësh SHBA do të largohet nga Lindja e Mesme

    April 1, 2026

    SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se pret që lufta me Iranin të përmbyllet brenda “dy apo tre javësh”.

    Ai i bëri këto deklarata teksa nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë më 31 mars. Trump tha po ashtu se “Franca dhe shtete të tjera”, sikurse Kina, duhet “të mbrohen vetë” sa i përket kalimit të Ngushticës së Hormuzit, që praktikisht është mbyllur nga Irani në shenjë hakmarrje për sulmet amerikane dhe izraelite që kanë nisur ndaj Iranit më 28 shkurt. “Ne i kemi goditur fort. Ne kemi eliminuar shumë prej të çmendurve të radikalizuar përgjatë ngushticës”, pretendoi ai, duke shtuar se “brenda dy javësh, ndoshta tre, ne do të largohemi” nga rajoni.

    Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, së voni ka përsëritur disa herë se është çështje javësh, e jo muajsh, përmbyllja e konfliktit me Iranin.

    Presidenti Trump tha se “ne po negociojmë aktualisht me ta”, duke shtuar se “ne kemi parë ndryshim të regjimit, edhe pse regjimi nuk ishte një prej qëllimeve të mia”.

    Teherani dhe Uashingtoni kanë dërguar mesazhe të përziera lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në një intervistë për Al Jazeera të transmetuar më 1 prill tha se “nuk po zhvillohet” asnjë negociatë me SHBA-në dhe se Teherani “nuk i është përgjigjur” planit të raportuar të Uashingtonit prej 15 pikash për përfundimin e luftës.

    “Ne kemi pranuar mesazhe nga amerikanët, disa të drejtpërdrejta, disa përmes miqve tanë në rajon, dhe ne do t’iu përgjigjemi këtyre mesazhe kurdo që të jetë e nevojshme”, tha ai.

    “Nuk ka bazë për negociata [me SHBA-në]”, tha ai, duke shtuar se sigurisht disa mesazhe janë këmbyer drejtpërdrejt me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

    Plani amerikan, sipas raportimeve, përsërit kërkesat e Uashingtonit që Irani të çmontojë objektet e tij bërthamore, të kufizojë kapacitetet e tij raketore dhe të ndalë mbështetjen për forcat aleate në rajon.

    Jozyrtarisht, Teherani i është përgjigjur ashpër planit me 15 pika të Uashingtonit, duke thënë se kushtet e SHBA-së janë të tepruara dhe se do t’i japë fund luftës kur të vendosë vetë dhe nëse plotësohen kushtet e tij, duke këmbëngulur se ka të drejtë të zhvillojë programin e tij të raketave balistike./REL

    donald trump lindja e mesme Marco Rubio
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, dëme të shumta materiale

    July 21, 2026

    Rama: Paketa e Maleve synon zhvillimin e pronarëve, jo favorizimin e oligarkëve

    July 21, 2026

    Botërori 2026 pritet t’i sjellë FIFA-s të ardhura rekord prej mbi 13 miliardë dollarësh

    July 21, 2026

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.