Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

    Rama: Modeli i Ria Formosa-s në Portugali dëshmon se natyra dhe zhvillimi mund të ecin së bashku

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tregu i sigurimeve vullnetare, ecuri zhgënjyese edhe në 2024

    February 5, 2025

    TIRANË– Tregu i sigurimeve vullnetare shfaq një ecuri zhgënjyese edhe vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pesha specifike e produkteve vullnetare në tregun e Jo-Jetës ra më tej në 32.85%, nga 33.5% që kishte qenë për vitin 2023. Nga tetë kompani të sigurimit të jo-jetës, vetëm dy prej tyre kanë një peshë të sigurimeve vullnetare më të lartë se mesatarja e tregut, në strukturën e primeve të shkruara bruto.

    Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi i pasurisë nga zjarri dhe forcat e natyrës vitin e kaluar shënoi një rritje modeste të primeve të shkruara bruto, me 4.3%, (nga 6.66% që ishte rritja mesatare e tregut të Jo-Jetës). Por, pesha e tij specifike ra në 9.82% të primeve të shkruara bruto, nga 10.04% që përbënte një vit më parë. Ndër të paktët produkte vullnetare që shfaqën zhvillime pozitive vitin e kaluar ishte sigurimi kasko i automjeteve. Primet e shkruara bruto për këtë produkt u rritën me 18.76%. Ato përbënin 7.86% të tregut, nga 7.06% një vit më parë. As tërmeti i fortë i vitit 2019 nuk solli rritje domethënëse të interesit të shqiptarëve për të siguruar vullnetarisht pronat.

    Rritja e sigurimit Kasko është e lidhur në një masë të madhe me shtimin e investimit në automjete të reja, kryesisht për zgjerimin e flotave të bizneseve të makinave me qira. Megjithëse sigurimi i pronës apo ai Kasko janë produkte ligjërisht vullnetare, praktikisht shumica e kontratave të sigurimit të lidhura për këto produkte janë të detyrueshme, për shkak të kërkesave nga palët e treta. Për shembull, sigurimi i pronave në shumicën e rasteve vjen si kërkesë e institucioneve financiare, për pasuritë e lëna si kolateral për garantimin e kredive të marra.

    Një logjikë e ngjashme vlen edhe për sigurimin Kasko. Megjithëse ky sigurim është ligjërisht vullnetar, në shumicën e rasteve ai është faktikisht i detyrueshëm, duke qenë se blerjet e automjeteve të reja financohen zakonisht me lizing dhe sigurimi Kasko është kusht nga institucioni financiar. Shifrat tregojnë se tregu i sigurimeve ngelet në masën dërrmuese i varur nga produktet e deturueshme dhe tregu i sigurimeve ka dështuar për të rritur rëndësinë e produkteve të mirëfillta vullnetare.

    Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta vitin e kaluar përbënin 67.15% të primeve të shkruara bruto në sigurimet e Jo-Jetës, nga 66.5% që përbënin një vit më parë. Sigurimi i brendshëm TPL është produkti kryesor, me 56.56% të primeve të shkruara bruto. Nisja e aplikimit të tarifave të reja, të bazuara në disa elementë risku, ka sjellë një rritje të primit mesatar për sigurimin e brendshëm TPL. Kjo në vetvete përbën një premisë për rritje të mëtejshme të peshës së sigurimeve të detyrueshme në tregun e sigurimeve./Monitor

    2024 Tregu i sigurimeve vullnetare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

    June 6, 2026

    Rama: Modeli i Ria Formosa-s në Portugali dëshmon se natyra dhe zhvillimi mund të ecin së bashku

    June 6, 2026

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    June 6, 2026

    Zbardhet vra*ja e 85-vjeçares në Kurbin, arrestohet vajza e saj; procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.