TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë vënë në pranga një 31-vjeçar nga Kukësi pasi asistoi në transportimin e jashtëligjshëm të gjashtë personave egjiptian.
Bazuar në njoftimin e policisë, Kreshnik Gaxha, banues në Kukës, u kap në flagrancë pasi në automjetin që drejtonte, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti.
Uniformat blu bëjnë me dije se, i akuzuari dyshohet se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së.
U sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë. Ndërkohë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast./Radar.al


