Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cetinjës, ku të paktën pesë persona kanë humbur jetën pas një konflikti që përfundoi me të shtëna fatale. Sipas të dhënave fillestare të policisë, incidenti ndodhi në qytetin e Bajices, në një lokal mikpritës, pas një sherri që nisi si një përplasje fizike.
I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Autoritetet janë në kërkim të tij, ndërsa situata mbetet kritike. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.
Policia ka apeluar qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të sigurt brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve të organizuara kriminale, por është një incident i izoluar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vazhdojnë.


