Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci ku një vajzë shtatë vjeçare është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore.
Një 19-vjeçar, që mendohet të jetë një ish-nxënës, hyri në një klasë në shkollën fillore “Preçko” dhe sulmoi si mësuesin ashtu dhe disa fëmijë me thikë, raportoi N1 për CNN.
Për shkak të ngjarjes, helikopterët kanë dhënë ndihmën e parë duke transportuar viktimat në spitale. Mësuesi ka pësuar lëndime dhe ndodhet në gjendje kritike, tha Spitali Sveti Duh.
Dëshmitarët e ngajrjes raportuan skena kaotike teksa ambulancat nxituan drejt shkollës dhe njerëzit u larguan nga ndërtesa.
Kryeministri Andrej Plenkoviç tha se vendi është i tmerruar nga tragjedia dhe se ministrja e Shëndetësisë Irena Hristiq do të vizitojë spitalet ku po trajtohen të plagosurit.


