Një ngjarje e rëndë tronditi sot gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës, ku një 17-vjeçar me iniciale F.S. humbi jetën gjatë orës së mësimit të fizkulturës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka pësuar një infarkt. Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë dhe grupi i ekspertizës, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.


