Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare, ka zbuluar tetë raste të trafikimit të kanabisit nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë vetëm gjatë muajit prill.
Sipas autoriteteve, kanabisi me përqindje të lartë THC transportohej përmes pakove postare dhe aktiviteti kriminal ishte shtrirë në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Shkodrën, Fieri, Elbasanin dhe Vorën.
Në këto operacione janë sekuestruar në total 15.2 kilogramë kanabis, ndërsa 12 persona janë arrestuar ose shpallur në kërkim, disa prej të cilëve janë kapur në flagrancë gjatë marrjes së pakove pranë degëve të Postës Shqiptare.
Prokuroria njofton se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.


