Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Trafik dr*ge drejt Greqisë/ Arrestohen dy persona, pezullohet punonjësi i DPSHTRR

    April 30, 2025
    Trafik dr*ge drejt Greqisë/ Arrestohen dy persona, pezullohet punonjësi i DPSHTRR

    KORÇË– Kanë përfunduar pas hekurave dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi dyshohet se tentuan të trafikonin në Greqi, 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

    Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.

    Njoftimi i policisë:

    VP Korçë/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Shufrat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

    Nga hetimet, dokumentohet përfshirja e 4 shtetasve të tjerë, në këtë veprimtari kriminale.

    Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

    Gjihashtu, ekzekutohet masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për një punonjës të DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Sekuestrohet 1 automjet i dyshuar i përdorur në këtë veprimtari kriminale.

    Si rezultat i një hetimi 6-mujor të kryer me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, në Greqi, u finalizua faza e dytë e operacionit policor antidrogë të koduar “Shufrat”. Gjatë kësaj faze:

    – u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe I. O., 62 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. (Shtetasi I. O., aktualisht i arrestuar në Malin e Zi, për të njëjtën vepër penale);

    – u shpallën në kërkim shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u arrestuan më datë 18.11.2024, pasi tentuan të trafikonin në Greqi, 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

    -Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Gjyshi ngacmoi se*sualisht të miturën/ Nëna e 5-vjeçares: Më hipte sipër meje, mamin tim e fërkonte…

    Ra në kurthin e partneres së një prej rrëmbyesve, 32-vjeçarja i kërkoi Agalliut të takoheshin tek Pazari i Ri

    56 kg cannabis sativa dy te arrestuar trafik droge drejt greqise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    July 25, 2026

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.