MAQEDONI E VERIUT– Ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të së dielës në një lokal nate ka tronditur të gjithë opinion publik jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri.
Sëfundmi ka reaguar edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ka shprehur trishtim të thellë për tragjedinë në Koçan, duke e quajtur këtë një ditë të dhimbshme për Maqedoninë e Veriut.
Më tej Mickoski e ka cilësuar humbjen si shumë të madhe dhe ka theksuar se dhembja që po kalon çdo familje nuk mund të përshkruhet me fjalë.
“Në këto momente të dhimbjes së thellë, jemi pranë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka që mundin për të lehtësuar këtë dhimbje dhe për të ofruar mbështetje në këto kohë të vështira. U bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, shërbimeve shëndetësore dhe autoriteteve lokale që të ndërmarrin të gjitha masat për t’i ndihmuar të lënduarit dhe për t’u dhënë mbështetje familjeve të prekura.”-deklaroi Mickoski./Radar.al
Tr*gjedia në Koçan/ Rama: Të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme


