TIRANË-Kryeministri Edi Rama paraditen e sotmë përmes një postimi në platformën “X” ka shprehur ngushëllimet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë në diskotekën ku për shkak të një zjarri mbetën të vdekur 51 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.
“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme.”- shkruan Rama në “X”.
Ragimi i Ramës:
Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme.
I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme./Radar.al
51 vi*tima në Maqedoni/ Familjarët e të rinjve s’dinë nëse janë gjallë apo të vd*kur


