Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Rritja ekonomike po krijon mundësi për më shumë mbështetje ndaj shtresave në nevojë

    Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara

    Shëngjin, shmanget një tragjedi në plazhin e Ranës së Hedhun, shpëtohen nënë e bir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    April 22, 2026

    Është zbardhur në detaje dinamika e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 21 prillit në Memaliaj, ku humbi jetën 30-vjeçari Endri Goxha dhe mbeti i plagosur Darjo Nela.

    Sipas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastër, ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit, ku janë përfshirë shtatë persona: D. N. (25 vjeç), M. N. (28 vjeç), D. N. (29 vjeç), A. K. (47 vjeç), J. K. (44 vjeç), G. Q. (49 vjeç) dhe viktima E. G.

    Gjatë përplasjes, dyshohet se Endri Goxha ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Darjo Nelës (25 vjeç), i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Më pas, në konflikt janë përfshirë vëllezërit e të plagosurit, Daniel Nela (29 vjeç) dhe Melsi Nela (28 vjeç), të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Goxhës. Si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

    Në përfundim të veprimeve hetimore:

    • Janë arrestuar Darjo Nela (25 vjeç) dhe A. K. (47 vjeç), të akuzuar për “vrasje me dashje” në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”, si dhe E. M. (41 vjeç) për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
    • Janë shpallur në kërkim Daniel Nela (29 vjeç) dhe Melsi Nela (28 vjeç), si autorë të dyshuar të vrasjes.
    • Është nisur procedim penal ndaj J. K. (44 vjeç) për “deklarata të rreme” dhe ndaj G. Q. (49 vjeç) për “kanosje”.

    Nga vendngjarja janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, një krehër me municion, fishekë të tjerë luftarakë, dy automjete, dy motomjete, katër telefona celularë dhe sende të tjera që do të shërbejnë si prova materiale.

    Dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë larguar menjëherë pas ngjarjes me automjet, ndërsa vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

    Darjo Nela Endri Goxha Memaliaj policia vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Rritja ekonomike po krijon mundësi për më shumë mbështetje ndaj shtresave në nevojë

    July 20, 2026

    Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara

    July 20, 2026

    Shëngjin, shmanget një tragjedi në plazhin e Ranës së Hedhun, shpëtohen nënë e bir

    July 20, 2026

    Spanjë, festa për titullin botëror përfundon në tragjedi, humb jetën një 13-vjeçar pas shembjes së një shatërvani

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.