Atmosfera festive për suksesin e kombëtares spanjolle në Botërorin e futbollit u shndërrua në tragjedi në Ciudad Rodrigo, në perëndim të Spanjës. Një djalë 13-vjeçar humbi jetën gjatë natës së të dielës, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të plagosur.
Lajmi u konfirmua nga Bashkia e Ciudad Rodrigo përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, ku autoritetet shprehën ngushëllimet për familjen e viktimës dhe solidaritetin me të afërmit e tij.
“Ajo që duhej të ishte një festë për fitoren e kombëtares spanjolle në Botërorin e futbollit u kthye në një tragjedi”, thuhet në reagimin e bashkisë, e cila uroi gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit.
Sipas mediave spanjolle, aksidenti ndodhi pasi u shemb një shatërvan mbi të cilin ishin ngjitur disa persona për të festuar, duke shkaktuar pasojat fatale.


