TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marrë i pandehur për veprat penale korrupsion dhe ushtrim ndikimi.
SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 6.4 vite qëndrim pas hekurave për ish-prokurorin e përfshirë në dosjen Toyota Yaris.
Por, nëse dënohet, Aurel Zarka, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të qëndrojë në qeli 3 vite.
Ndërsa GJKKO ka ndarë veç dosjen për tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH-së, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim./Radar.al
Gjuha bullizuese Rama-Berisha-Basha në zgjedhje, flet psikologia Anxhela Peza