Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tmerr në ajër për Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, avioni bën ulje të detyrueshme pasi u ça xhami!

    October 15, 2025

    Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka përjetuar momente paniku gjatë një fluturimi zyrtar nga Brukseli drejt SHBA-së, pasi avioni i tij shtetëror u detyrua të bënte ulje emergjente për shkak të një defekti serioz në kabinë.

    Rreth një orë pas ngritjes, ekuipazhi raportoi një problem me presionin e brendshëm, çka bëri që avioni të zbresë menjëherë rreth 3 kilometra lartësi për të shmangur ndonjë incident më të rëndë. Më pas, mjeti ajror u drejtua drejt Bazës Ajrore Mildenhall, në veri të Londrës.

    Hetimet paraprake zbuluan se një çarje ishte shfaqur në xhamin e përparmë të kabinës, duke detyruar pilotët të ndjekin procedurat standarde të emergjencës.

    “Avioni u ul në përputhje me protokollet e sigurisë dhe të gjithë pasagjerët, përfshirë Sekretarin Hegseth, janë të sigurt,” deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në një postim në X (Twitter).

    Kjo nuk është hera e parë që një avion ushtarak amerikan, që transporton zyrtarë të lartë, përballet me probleme teknike në fluturim. Më herët gjatë këtij viti, edhe aeroplani i Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të një defekti mekanik.

    avioni Pete Hegseth Sekretari i Mbrojtjes SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    April 27, 2026

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    April 27, 2026

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    April 27, 2026

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.