Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kolonjë/ Po mblidhte qershi me të afërmit, 70-vjeçari humb jetën në mënyrë të papritur

    Trump paralajmëron Iranin: SHBA mund të marrë nën kontroll qendrën kryesore të eksporteve të naftës

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026
    Screenshot

    SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Teherani “mund të na thërrasë” nëse dëshiron negociata, mirëpo ka shtuar se iranianët fillimisht duhet të heqin dorë nga planet për të krijuar armë bërthamore, në të kundërtën “nuk ka arsye për takim”.

    Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, njëherësh kryenegociator i Iranit, ka arritur në Shën Petersburg, ku pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, meqë bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të ndërmjetësuara nga Pakistani, vazhdojnë të jenë të mjegulluara.

    “Nëse dëshirojnë të negociojnë, mund të vijnë te ne, apo mund të na thërrasin. Ekziston telefoni. Kemi linja të mira, të sigurta”, ka thënë Trump për televizionin Fox në 26 prill.

    “Ata e dinë se çfarë duhet të ketë në marrëveshje. Është shumë e thjeshtë. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore, në të kundërtën nuk kemi asnjë arsye për t’u takuar”, ka thënë Trump.

    Teherani ka insistuar gjithmonë që programin bërthamor e ka vetëm për qëllime civile, ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se përpiqet që fshehurazi të ndërtojë armë bërthamore.

    Trump i ka kërkuar Teheranit që ta ndalë programin e pasurimit të uraniumit, që mund të përdoret për të krijuar bombë dhe që vendi tashmë e ka tejkaluar furnizmimin e tij me këtë mineral, mirëpo Irani insiston se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

    Agjencia e lajmeve Axios ka raportuar më 26 prill se Teherani, duke punuar me ndërmjetës pakistanezë, ua ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara propozimin e ri që parasheh se Ngushtica e Hormuzit të rihapet dhe të hiqet bllokada amerikane në portet iraniane, ndërsa negociatat për programin bërthamor të Iranit të mbahen më vonë.

    Në këtë material janë cituar një zyrtar amerikan dhe dy burime të afërta me këto zhvillime./REL

    Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kolonjë/ Po mblidhte qershi me të afërmit, 70-vjeçari humb jetën në mënyrë të papritur

    June 11, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: SHBA mund të marrë nën kontroll qendrën kryesore të eksporteve të naftës

    June 11, 2026

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    June 11, 2026

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.