Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Eurovision zgjerohet, Kanadaja i bashkohet festivalit nga viti 2027

    FIFA ngre alarmin: 89 mijë postime me gjuhë urrejtjeje gjatë fazës së grupeve të Botërorit

    Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak rezulton i zhdukur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Tirana mikpritëse e “Triathlon”/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve

    September 21, 2025

    TIRANË– Kryeqyteti ynë do të jetë mikpritëse e “Triathlonit” këtë të dielë, një garë që bashkon tri sporte në një event të vetëm: not, çiklizëm dhe vrapim.

    Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të marrin pjesë dhe do të kalojnë nëpër një rrugë të caktuar nga Bashkia e Tiranës.

    Starti i garës do të jetë pranë Parkut Helen, afër liqenit të Farkës, ndërsa më pas gara do të vijojë në disa rrugë të ndryshme në qytet. Për të siguruar rrjedhshmërinë dhe sigurinë gjatë ngjarjes, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për organizimin e trafikut dhe lëvizjes së automjeteve.

    Një nga masat kryesore është edhe ndalimi i qarkullimit në rrugët ku zhvillohet gara, nga ora 08:00 deri në 13:00 të së dielës.

    Rrugët që do të bllokohen për këtë periudhë përfshijnë zonën përreth liqenit të Farkës, disa pjesë të Shkozës, bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri” deri tek Pallati me Shigjeta.

    Në veçanti, bllokimi do të ndodhë në këto rrugë:

    Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi me “Daxhi” deri te kryqëzimi te rruga “Panorama e Liqenit”)

    Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”)

    Rruga “Diga e Liqenit” (nga “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me “Daxhi”)

    Rruga “Panorama e Liqenit” (nga “Tuneleve” deri te “Diga e Liqenit”)

    Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)

    Bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta

    Gjithashtu, disa linja urbane të transportit publik do të devijojnë ose pezullohen përkohësisht gjatë kohës së garës:

    Linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen deri në përfundim të eventit.

    Linjat e tjera do të kalojnë përmes rrugëve alternative, si për shembull “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” që do të kalojnë përmes Sheshit “Uilson” ose Qendrës.

    Ndërkaq, linja “TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë në Sheshin “Uilson”.

    Linjat “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” dhe “Tirana e Re” do të kalojnë përmes rrethrrotullimeve përkatëse. Pavarësisht këtyre kufizimeve, automjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit do të kenë lirinë e lëvizjes në të gjithë zonat ku zhvillohet gara, pa pengesa./Radar.al 

    Bashkia e Tiranës kufizohet qarkullimi i automjeteve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Eurovision zgjerohet, Kanadaja i bashkohet festivalit nga viti 2027

    July 1, 2026

    FIFA ngre alarmin: 89 mijë postime me gjuhë urrejtjeje gjatë fazës së grupeve të Botërorit

    July 1, 2026

    Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak rezulton i zhdukur

    July 1, 2026

    Pikëpyetje mbi financimin e Aeroportit të Vlorës: Kredia 100 milionë euro dhe transparenca e munguar e investitorëve

    July 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.