TIRANË– Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në fjalën e tij hapëse, të “Konferencës së Ambasadorëve Diplo 2024”, është shprehur se politika e jashtme shqiptare ka njohur vitet e fundit arritje të panjohura më parë.
“Këto arritje kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive. Konferenca është një instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim. Nuk duhet ta ulim ritmin e punës, nuk duhet të ngecim në vend.”- deklaroi Hasani.
Më tej Ministri i Jashtëm foli edhe në lidhje me ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, për të cilin tha se do t’i shërbejë frymës së re e dinamikës jashtë e brenda vendit si dhe synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë.
“Ligji i ri nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokreve, por atyre që e duan këtë profesion. Do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për këdo shqiptar që bashkëpunon me organizatat.”- tha Ministri Hasani.


