Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një emaili dërguar në adresën zyrtare të Presidencës. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Në mesazhin e postuar, autori përdor gjuhë të rëndë dhe ofenduese, duke artikuluar kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Presidentes.
Institucionet e sigurisë janë vënë në dijeni të rastit dhe pritet të nisin hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të motivit pas kërcënimit.