Gjatë ditës së sotme motra e Fatime Kryemadhit, tezja e Monika Kryemadhit, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë nga gjyqtari Erjon Çela.
Vendimin e zbardhur, tezja e Monikës e tërhoqi në sekretarinë e Gjykatës.
Të mërkurën e javës së kaluar, ju kujtojmë se gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, vlerësoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe caktoi tre masa të tjera sigurie “detyrim paraqitjeje”, përfshirë Monika Kryemadhin.
Që nga marrja e vendimit, palët kanë 5 ditë afat për ta ankimuar në Apelin e Posaçëm.
LEXO EDHE:


