CEO i Tesla, Elon Musk, para dy ditësh na zbuloi vizionin e tij për një “të ardhme argëtuese, emocionuese” e përbërë me automjete autonome të kompanisë së tij, pa shofer dhe robotë humanoidë që lëvizin mes nesh.
Si zakonisht, Musk njoftoi se e gjithë kjo do të jetë e disponueshme “pas pak vitesh”.
Planet e Musk u zbuluan në një ngjarje në Kaliforni, një nga ato që kanë krijuar një bazë të përkushtuar fansash për automjetet elektrike të Tesla-s.
Aty u prezantuan Robotaksi autonome, si dhe një Robovan, i projektuar për të transportuar më shumë njerëz ose objekte.
Robotaxi & Robovan pic.twitter.com/pI2neyJBSL
— Tesla (@Tesla) October 11, 2024


