3 ditë pas tërmetit të frikshëm 7.7 ballësh që tronditi Mianmarin, ekipet shpëtuese vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuearit që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Gjithashtu bëhet me dije se lista e viktimave është në rritje.
Sipas të dhënave të siguruara së fundmi, viktimat kapin shifrën 1700, të plagosurit 3500 dhe të zhdukurit 300.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të bllokuarit nën rrënoja në vendin e shembjes së një ndërtese të lartë në Bangkok, pasi numri i të vdekurve në të gjithë qytetin është rritur në 17 dhe 83 persona rezultojnë të zhdukur.
Nga ana tjetër OKB-ja ngre alarmin për një krizë të paprecedentë humanitare.
“Vështirësia për momentin qëndron në faktin se nuk ka rrymë, nuk ka ujë, nuk ka telekomunikacion. Ne jemi në një sezon të thatë, kështu që temperatura në Mandalay dhe Naypyidaë mund të kalojë 40 gradë Celsius,” tha Liu Chong, një punonjës i OKB-së në Mianmar.


