Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka goditur në orët e para të mëngjesit brigjet e Kalabrisë, duke u ndjerë fuqishëm në Reggio Calabria, Messina dhe zona të tjera të jugut të Italisë dhe Siçilisë.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), epiqendra e tërmetit ishte pranë bregdetit Jon, në një thellësi prej rreth 65 kilometrash, ndërsa lëkundjet u regjistruan në orën 05:53.
Raportimet nga mediat italiane bëjnë me dije se, pavarësisht fuqisë së goditjes, deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për çdo pasojë të mundshme.


