Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tentoi të korruptonte efektivin, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

    January 22, 2026

    DURRËS- Policia e Durrësit ka ndaluar një 43-vjeçar që drejtonte automjetin në gjendje të dehur është ndaluar nga policia në Durrës.

    Policia e Durrësit njofton se, gjatë monitorimeve të qarkullimit për identifikimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar drejtuesin e mjetit me iniciale Xh. S.

    Uniformat  blu bëjnë me dije se, 43-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e testit të alkoolit. Mësohet se, nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l. 

    Ndërkohë u bë arrestimi në flagrancë i drejuesit Xh. S., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 

    Njoftimi i policisë:

    “Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për të shmangur testin e alkoolit, u ofroi para punonjësve të Policisë, vihet në pranga 43-vjeçari. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve të qarkullimit për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. S.

    Drejtuesi i automjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar para, me qëllim shmangien e testit të alkoolit. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l. Në përfundim të veprimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”/Radar.al

    Durrës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.