Ka pasur një moment tensioni në Kuvendin e Shqipërisë, ku drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka kërkuar pesë minuta pushim pasi ka pasur tensione në sallë.
Ajo vendosi që Flamur Noka, të lihet pa të drejtën për të folur pasi kishte shkelur rregullat duke folur nga vendi gjatë kur ministri Ulsi Manja po mbante fjalën.
Kjo gjë e ka nervozuar Manjën, i cili është ngritur nga vendi dhe ka shkuar drejt foltores. Menjëherë më pas ka ndërhyrë Garda
“Ju tërheq vërejtje zonja Çupi, Zhupa, zoti Korreshi, Çela, Spaho, Vokshi. Ju zoti Noka ju heq të drejtën për të folur në këtë seanca, nëse nuk e zbatoni, do kërkoj të përjashtoheni”, tha Felaj.