Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tendera me vlerë 500 milionë lekë/ Prokuroria dërgon për gjykim 20 nëpunës publikë për “Shpërdorim detyre” në Ministrinë e Bujqësisë

    October 19, 2025

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

    Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 2069 të vitit 2025, dhe kanë zbuluar se të pandehurit kanë vepruar në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke shkelur ligjin gjatë disa procedurave tenderimi.

    Në total, shtatë procedura prokurimi janë vënë në hetim, pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Këto procedura janë zhvilluar kryesisht me negociim pa shpallje paraprake, me një fond limit prej 525 milionë lekësh pa TVSH.

    Tenderat e hetuar lidhen me:

    Shpenzime për mbrojtjen e bimëve dhe luftimin e parazitëve në bujqësi;

    Blerje pajisjesh për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta);

    Blerje kafshësh të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të prekur nga dermatoza nodulare e gjedhit;

    Sistem monitorimi me kamera për hidrovoret.

    Prokuroria thekson se të pandehurit, në cilësinë e personave me funksion publik, kanë vepruar në kundërshtim me ligjet që rregullojnë veprimtarinë e prokurimeve publike, duke mos përmbushur detyrimet ligjore dhe duke dëmtuar interesat e shtetit dhe qytetarëve.

    Hetimi ka vërtetuar se disa nga procedurat janë zhvilluar me testime fiktive të tregut dhe me mangësi të qëllimshme në përcaktimin e kritereve për mallrat e kërkuara.

    Në përfundim, organi i akuzës ka vlerësuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen në gjykim, pasi nga ana e anëtarëve të njësive të prokurimit janë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

    Bujqesia Prokuroria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.