TIRANË– Mbrëmjen e së enjtes Gerta Gixhari theu kutinë e emergjences që kishte një telefonatë.
Ajo kishte shumë dëshirë që të fliste me dy djemtë e saj, por u përball me një të papritur, pasi duhej të zgjidhte një tjetër banor për t’ia dhënë.
E përlotur që nuk mund të fliste me fëmijët e saj, ajo ia dha telefonatën Aldos. Ky i fundit u shpreh se do të fliste me ish-bashkëshorten dhe do e pyeste për vajzën e tyre.
Nëna e vajzës së tij dha edhe disa këshilla për lojën. “Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë se sa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet ti japësh forca. Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6.”– i tha ish-bashkëshortja Aldos./Radar.al
“Mu shemb godina para syve”/ Termet 7.7 ballë në Myanmar, 43 persona nën rrënoja


