Në një intervistë për “Off the record”, Tedi Blushi përveç se foli për sakrificat e Ilir Metës nga qeliazbuloi edhe pse LSI u largua nga ai koalicioni me PS.
Sipas Blushit prishja e koalicionit ndodhit pasi LSI synonte të denonconte korrupsionin, ndryshe nga PS.
“Sigurisht ishim një nga faktorët kryesorë që ka denoncuar korrupsionin, një forcë politike që propozoi ndalimin me ligj të koncesioneve që u kushtojnë qytetarëve qindra miliona euro, që denoncoi kanabizimin e vendit”, tha Blushi.
Ndërsa më tej sekretari i përgjithshëm I PL-së shpjegon se si Ilir Meta, asokohe kur ishte president i Republikës Shqiptare e shdnërroi presidencën në mbrotje të Kushtetuës ndryshe nga Rama që tentoi ta bënte leckë.
“Një forcë që u shkëput nga ai koalicion kur kuptoi që Edi Rama po tradhtonte besimin e dhënë nga shqiptarët. Sot, zoti Meta është shndërruar në simbol frymëzues të lirisë, për faktin se, edhe pse në kushte izolimi ekstrem, e ka shndërruar qelinë në një llogore kundër këtij narko regjimi. Edhe presidencën e ktheu në një kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës, të cilën Edi Rama tentoi ta shndërronte në një leckë”, shtoi ai.


